Bournemouth-it nuk i priu fati në minutat e fundit duke i ikë fitorja nga duart e tyre.
Tottenham si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Bournemouth-in, në takimin e javës së 28-të të Premier Leagues.
Për Tottenham shënuan Sarr (67') e Son Heung-Min (84' - nga penalltia) dhe për udhëtuesit Tavernier (42') e Evanilson (65').
Tottenham tani për tani zë vendin e 13-të me 34 pikë e Bournemouth të 8-tin me 44 sosh.