Arsenali është shumë afër të sigurojë një nënshkrim kyç në strukturën e tij sportive.
Andrea Berta – i njohur për kohën e tij tek Atletico Madridi – është shumë afër të bëhet drejtor sportiv i Arsenalit.
Italiani është përgjegjës për “ndërtimin” e Atletico Madridit gjatë viteve të fundit, duke qenë kryesor në nënshkrimin e lojtarëve që ndihmuan klubin ta fitojë La Ligan e të jetë një nga klubet më të mira në Europë.
Është e pritshme që italiani të sjellë në Angli përvojën e tij e vizionin e tij, duke bërë Arsenalin edhe më të fortë nën udhëheqjen e Mikel Artetas.
Sipas Fabrizio Romanos, vetëm disa detaje të fundit kanë mbetur për t’u aprovuar e pajtuar, para nënshkrimit të kontratës nga Berta.
Dhe në rast se gjithçka kompletohet, atëherë Romano bën me dije se zyrtarizimi do të vijë javën e ardhshme.
Berta do të jetë pasardhës i Edu Gaspar.