Luftëtari dhe Oriku nuk lejojnë befasi

Futboll

Luftëtari dhe Oriku nuk lejojnë befasi

Më: 9 mars 2025 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Janë luajtur sot pesë ndeshjet e grupit B në Kategorinë e Dytë. Plot 16 gola u shënuan, ndërsa vetëm Këlcyra ishte pushim. 

Luftëtari dhe Oriku nuk lejuan surprizat. Morën fitore dhe vazhdojnë garën për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Këto ndeshje ishin të vlefshme për javën e 17-të.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

MEMALIAJ 0-3 TURBINA 

6′, 79′ Mema, 60′ Xhika

LUFTËTARI 2-1 BUTRINTI

32′ Mirani, 50′ Mërkuri – 11′ Onuh

MALIQI 2-2 DELVINA 

41′ Demollari, 57′ Kame – 71′ Musta, 90′ Boçi

TOMORI 2-1 DEVOLLI

5′ Oulare, 88′ Skënderaj – 77′ Nallbati

SHKUMBINI 1-2 ORIKU 

19′ Picaro – 3′ Gjinaj, 87′ Gjoka

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat