Shqiptari i Kosovës e bën me dhimbje koke Dejan Stankoviqin në Rusi

Futboll

Shqiptari i Kosovës e bën me dhimbje koke Dejan Stankoviqin në Rusi

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2025 Në ora: 21:38
Mirlind Daku

Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, sot i ka dhënë goditje të rëndë Spartakut të Moskës që udhëhiqet nga trajneri serb Dejan Stankoviq.

Daku ka realizuar dy gola që mjaftuan për të mposhtur Spartakun e Moskës.

Rubin Kazani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Spartakut, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Rusisë.

Daku shënoi në minutën e 8-të e 28-të dhe në minutën e 75-të u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Spartaku renditet më vend të tretë me 40 pikë e Rubini në të 8-tin me 29 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat