Çelmeta: Me padurim pres Kombëtaren, pasi kampionati shqiptar na ka mërzitur për nivelin që tregon

Futboll

Çelmeta: Me padurim pres Kombëtaren, pasi kampionati shqiptar na ka mërzitur për nivelin që tregon

Më: 9 mars 2025 Në ora: 22:15
Roland Çelmeta

Menaxheri i futbollit, Roland Çelmeta i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se me padurim  pret Kombëtaren pasi kampionati shqiptar e ka lodhur dhe mërzitur për nivelin që tregon.

Çelmeta: Me padurim e presim Kombëtaren për faktin se ky kampionati shqiptar na ka lodhur dhe na ka mërzitur për nivelin e asaj çka paraqesin në fushë.

Ka tjetër ndjesi grumbullimi i ekipit kombëtar.

Shpresojmë për një rezultat pozitiv.

Bën mirë Sylvinho që hedh sytë edhe nga kampionati shqiptar.

Egnatia është në një performancë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat