Atalanta ka treguar shpirt luftarak e si rrjedhojë e kësaj e deklasuan me rezultat 4:0 Juventusin në Torino.
Një fitore e bujshme e Atalantës që as laiku më i madh nuk e ka pritur me një rezultat të tillë.
Trajneri i Juves, Thiago Motta, padyshim se është me dhimbje koke për faktin se kjo humbje dukshëm ia rrezikon edhe pozitën e katërt.
Atalanta ka përforcuar fuqishëm vendin e tretë ku ka 58 pikë dhe Juventusi zë pozitën e katërt me 52.
Berat Gjimshiti u paraqit titullar duke dhënë atomin e fundit në fushë.
Golat i realizuan Retegui (29' - nga penalltia), De Roon (46'), Zappacosta (55') e Lookman (77’).
Interi kryeson me 61 pikë, i ndjekur nga Napoli me 60.