Lila: Shqipëria nuk është më një vend periferik i futbollit

Futboll

Lila: Shqipëria nuk është më një vend periferik i futbollit

Më: 9 mars 2025 Në ora: 23:05
Andi Lila

Andi Lila, ish-mbrojtësi i Shqipërisë foli rreth Europianit U-21 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027.

“Shqiperia nuk është më një vend periferik i futbollit europian. Në vitin 2022 u zhvillua finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, ndërsa nga 19 maj deri më 1 qershor është vendosur të luhet kampionati europian U-17.

Më pas në vitin 2027 do të luhet europiani U-21. Presidenti Duka vendosi që unë të jem ambasador për këtë eveniment, ndërsa Gjasula për atë të U-17.  Për mua ky rol është një emocion që shpresoj shumë që t’ia dalim.

E kemi treguar që jemi një vend mikëpritës. Yjet që do të vijnë në Shqipëri do të impresionohen pozitivisht për mikëpritjen në vendin tonë.”, u shpreh Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat