Mirlind Daku u bë protagonist mbrëmjen e sotme në takimin mes Rubin Kazan dhe Spartak Moscoë në kampionatin rus.
Sulmuesi shqiptar arriti të realizojë dy gola sonte në fitoren 2-1 të ekipit të tij.
Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga 27-vjeçari i kombëtares së Shqipërisë. Golat e shënuar sot, Mirlind Daku ia dedikon bashkëlojtarit të kuqezinjve, Rey Manajt.
“Shumë i lumtur me përformancën, dhe me golat! Golat shkojnë për vllaun Rey Manaj. Dashtë Zoti lëndimi është i lehtë!”, shkruan Mirlind Daku në rrjetet e tij sociale, duke i dedikuar kështu golat e tij Manajt, i cili pësoi një dëmtim sot.