Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Futboll

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Më: 10 mars 2025 Në ora: 17:15
Milot Rashica

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për Besiktasin që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i skuadrës turke.  

Sipas mediumit turk “Odatv”, Rashica është një nga lojtarët që ka treguar përmirësimin më të dukshëm në formën e tij nën drejtimin e norvegjezit Solskjaerit. 

Në sezonin aktual, Rashica ka shënuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 30 ndeshje, duke tejkaluar performancën e tij të sezonit të kaluar, kur ai regjistroi pesë gola dhe shtatë asistime.  

Që nga mbërritja e Solskjaerit, reprezentuesi i Kosovës ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të sulmit te skuadra e madhe turke.   

28-vjeçari është konsideruar një pjesë thelbësore e skuadrës, duke treguar një formë të qëndrueshme dhe të lartë.  

Përveç Rashicës te Besiktasi luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernest Muçi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat