Alonso thotë se Leverkusen mbetet ekip i plotë edhe pa Wirtz

Futboll

Alonso thotë se Leverkusen mbetet ekip i plotë edhe pa Wirtz

Më: 10 mars 2025 Në ora: 20:07
Wirtz

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka thënë se skuadra e tij është e kompletuar dhe e gatshme edhe pa Florian Wirtz.

Leverkusen do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të 1/8-ës së Champions League dhe një prej futbollistëve kyç do të mungojë. 

"Më vjen shumë keq për Florian, sepse ishte në një moment të shkëlqyer. Por tani është koha të tregojmë se jemi një ekip i vërtetë dhe se mund të vazhdojmë edhe pa të", ka thënë Alonso në një konferencë për shtyp.

Leverkusen ka pësuar humbje në ndeshjen e parë me rezultat 3-0, por spanjolli beson se skuadra mund të përmbysë rezultatin.

"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të besojmë, dhe që tifozët të besojnë që nga sekonda e parë se mund ta arrijmë", ka thënë Alonso. "Kjo është një sfidë e madhe, por mund të bëjmë diçka epike. Do të luftojmë deri në fund".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat