Në Kurbin nuk duan më hapa fals

Futboll

Në Kurbin nuk duan më hapa fals

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Laçi – Egnatia është një nga duelet e javës së 29-të të Superiores, takim që do të luhet në Kurbin, ora 13:00. Kurbinasit prej 3 ndeshjesh nuk ia dalin të sigurojnë fitoren në kampionat dhe ndaj rrogozhinasve në shtëpi nuk iu tolerohen më hapat fals.

Një ndeshje mjaft e luftuar pritet mes 2 ekipeve.

Për kurbinasit pavarëisht se luajnë në shtëpi nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi kanë kundër statistikat.

Në 10 duelet direkte mes tyre vetëm në 1 rast bardhezinjtë ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët. Kjo fitore ka ardhur saktësisht në ndeshjen e fazës së 2-të të Superiores në këtë sezon.

Ndërkohë nga krahu tjetër Egnatia ka arritur të dalë fituese në 7 sfida, teksa vetëm 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat