Mision i pamundur?

Futboll

Mision i pamundur?

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:57
Tah e Xhaka

Bajer Leverkuzen ka sot një “mision të pamundur” për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Skuadra e “aspirinave” u mund 0-3 në sfidën e parë ndaj Bajern Munih dhe do të jetë e vështirë të përmbysë këtë rezultat edhe pse luan në shtëpi.

Mbrojtësi gjerman Xhonatan Tah foli para ndeshjes, duke marrë në konsideratë edhe humbjen në Bundesliga pak ditë më parë.

“Natyrisht që nuk ishte një rezultat i mirë, por dy ndeshjet që humbëm na japin shtytje dhe motivim për të fituar sërish. Në fillim mund të ndjeje zhgënjimin, por më pas duhej ta transformonit atë energji negative në pozitivitet dhe intensitet në fushë. Jemi gati dhe jemi të karikuar për sot”, shtoi më tej Tah, një nga yjet e skuadrës së trajnerit Alonso.

“Kjo e sotmja mund të kthehet në një ndeshje të veçantë për ne. Do të jetë një sfidë e madhe, por ne do ta pranojmë me kënaqësi. Ky është testi më i mirë për të treguar se ne mund të përballojmë situata të tilla si ekip”, shtoi Tah.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është, por ne duhet të ballafaqohemi pa frikë. Sot do të luajmë edhe për Wirtz (i dëmtuar), në mënyrë që kur të kthehet, të luajë sërish në Champions League këtë sezon”, përfundoi mbrojtësi gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat