Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre

Futboll

Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre

Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:16
Pamje nga një ndeshje

Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena”, duel shumë i luftuar dhe që është i vlefshëm për javën e 29-të të kampionatit. Klasikja e Shqipërisë është padiskutim supersfida e ditës së sotme, e cila premton të jetë mjaft emocionuese, teksa starton në orën 16:30.

Kjo ndeshje fatkeqësisht luhet për objektiva të ndryshme. Shkodranët synojnë të një hap fals i Egnatias për të marrë kreun e klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër kryeqytetasit tentojnë fitoren për të lënë zonën e “Play-Out”.

Përveç momentit që po kalojnë skuadrat në klasifikim, kuqeblutë këtë sezon janë si “macja e zezë” për bardheblutë.

Kjo pasi në 3 përballjet e kaluara të këtij sezoni, 2 ndeshje janë fituar nga Vllaznia dhe vetëm 1 sfidë ka përfunduar në barazim.

Bledi Shkëmbi do të jetë “all-in” në fushë, për të tentuar 3 pikët e para ndaj Thomas Brdaric si dhe për të ndryshuar edhe rrjedhën e statistikave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat