Teuta në “Niko Dovana” për “hakmarrje”

Futboll

Teuta në “Niko Dovana” për “hakmarrje”

Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:53
Teuta

Teuta – Elbasani është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:30.

Një sfidë shumë e rëndësishme për durrsakët që aktualisht mbajnë vendin e 9-të në klasifikim dhe rrezikojnë mbijetesën. Në shtëpi nuk iu tolerohen hapat fals dhe ekipi i Hodos do të tentojë rikthimin te fitorja në kampionat.

Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi përballë do të kenë një nga skuadrat që nuk kanë mundur t’i marrin asnjë fitore në 4 ndeshje mes tyre të zhvilluara.

Verdheblutë kanë arritur të marrin 2 fitore në kampionat dhe 1 barazim, teksa i kanë eliminuar durrsakët  nga Kupa e Shqipërisë.

Tashmë skuadra e Hodos do të luajë jo vetëm për t’i ndryshuar kahun e statistikave, por edhe për t’u “hakmarrë” ndaj një prej skuadrave që cilësohet si “macja e zezë” e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat