Alonso flet për përmbysjen e madhe

Futboll

Alonso flet për përmbysjen e madhe

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:05
Xabi Alonso

Trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso, i ka dërguar një paralajmërim ish-klubit të tij, Bajern Mynih, se ndeshja e tyre në 1/8 nuk ka përfunduar. Bavarezët zotërojnë një epërsi të rehatshme 3-0 në ndeshjen e sotme, por “timonieri” i Leverkusenit mbetet me shpresë.“Hapi i parë është të besosh”, tha Alonso, teksa iu drejtua mediave në konferencën për shtyp të mëngjesit të sotëm.

“Jemi ne dhe tifozët që vijnë në stadium. Ata duhet të besojnë që në sekondën e parë se ne jemi në gjendje ta bëjmë atë. Është një lojë në një dimension tjetër për ne, mund të mbetet në historinë tonë individuale për një kohë të gjatë nëse luajmë me zemër, pasion, agresivitet, intensitet dhe me kokë të ftohtë”.

Me Florian Virc të përjashtuar nga fusha për disa javë, Alonso mendon se lojtarët e tij mund të luftojnë për kualifikimin e tyre.

“Ndeshja është mjaft e madhe. Ne kemi atë bashkim, atë solidaritet dhe mund të jetë një nxitje shtesë”.

Spanjolli vazhdoi të fliste se si elementi i të pasurit asgjë për të humbur nga ky pozicion mund të rriste performancën e tyre.

“Njëqind për qind e tifozëve të Bajernit mendojnë se kanë kaluar…

Nuk jam i sigurt që shumë tifozë të Bohumit menduan se ata mund të riktheheshin kur humbën 2-0 kundër Bajernit të shtunën.

Shumë gjëra të papritura ndodhin në futboll dhe mund të ndodhin sërish sot në fushën tonë, pasi topi rrotullohet, çdo gjë mund të ndodhë”, përfundoi Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat