Ademi pret në takim delegacionin e Federatës së Polonisë

Futboll

Ademi pret në takim delegacionin e Federatës së Polonisë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:26
Pamje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka pritur homologun e tij polak, Cezary Kulesza. 

"Sot pata kënaqësinë të prisja presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachowski, në një vizitë të rëndësishme në Prishtinë.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave dhe për ndarjen e përvojave të vlefshme për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në nivelin e grupmoshave të reja.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në zhvillimin e gjyqtarëve të futbollit, segment ky i cili është shumë i avancuar në këtë shtet dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror.

Suksesi i gjyqtarëve polakë është një model që mund të shërbejë si frymëzim për gjyqtarët e Kosovës, në mënyrë që të ngrisin nivelin e tyre.

Në këtë takim, diskutuam gjithashtu për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat do të fokusohen në zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen për brezat e rinj. Këto projekte do të krijojnë mundësi për futbollistët e rinj të rriten e të zhvillohen dhe njëherësh do të forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve tona", ka shkruar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat