Di Maria nuk ia del

Futboll

Di Maria nuk ia del

Më: 11 mars 2025 Në ora: 13:55
Angel di Maria

Benfika ka zbarkuar në Barcelonë, aty ku sonte në mbrëmje do të luajë shanset e saj për një vend në çerekfinale.

Portugezëve u duhet të përmbysin deficitin e ndeshjes së parë në Lisbonë, ku një gol i Rafinjës s’i dha fitoren Barcelonës. Për takimin e kthimit, trajneri Bruno Lage do të duhet të bëjë përfundimisht pa Angel di Marian.

Argjentinasi nuk ka mundur të rikuperojë në kohë dhe ka qëndruar jashtë lojtarëve të grumbulluar për sfidën e sotme (18:45). Megjithatë, trajneri Bruno Lage nuk e ka humbur besimin tek ekipi i tij.

“Do të jetë një ndeshje delikate, e vështirë, por ne kemi treguar se dimë të fitojmë edhe jashtë fushe.

Rezultati në ndeshjen e parë nuk na ndihmon, por nuk jemi të dorëzuar.

Do të bëjmë gjithçka dhe do të tentojmë përmbysjen”, deklaroi tekniku i Benfikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat