Laçi e përjeton barazimin si humbje

Futboll

Laçi e përjeton barazimin si humbje

Më: 11 mars 2025 Në ora: 15:30
Pamje nga ndeshja

Laçi dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin.

Një përballje mjaft e luftuar, por me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë pas 90-të minutave.

Fillimisht shënoi Laçi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të.

Minutat e mbetura pavarëisht rasteve të krijuara, skuadrat nuk ia dolën dot të çajnë mbrojtjet kundërshtare, duke mos shënuar më gola të tjerë.

Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat