Drita tani ka 15 pikë më shumë se vendi i dytë, Ballkani i Therandës.
Lideri i kampionatit, Drita e Gjilanit, e ka mposhtur me rezultat 2:0 kampionin në fuqi Ballkanin, në kryendeshjen e Kampionatit të Kosovës përkatësisht të javës së 24-të.
Ballkan kishte mungesë të madhe në fushë nga minuta e 60-të, Gentrit Halili u përjashtua me karton të kuq.
Futbollisti Veton Tusha ka shënuar në minutën e 77-të e Kastriot Selmani në atë të 90+3 për fitoren e Dritës.
Drita udhëheq kreun me 53 pikë duke lënë pas Ballkanin me 38 sosh.