Agan Mjaki është përzgjedhur “Lojtari më i mirë i Ndeshjes”. Futbollisti i kurbinasve bëri një ndeshje mjaft pozitive, teksa arriti të shënonte edhe golin për bardhezinjtë.
Pas barazimit 1-1 me Egnatian ka theksuar se
"Golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër, sa e vështirë është për një mbrojtës? Është shumë e vështirë për të shkuar para për të dhënë asiste dhe për të shënuar. Më duhet të kthehem shpejt në mbrojtje për të bërë më pas siç duhet detyrat në këtë repart.
Kurti – Mjaki- Tresa? Normal që tresa e Kurti më ndihmojnë shumë. Marrin me vete lojtarë tjerë dhe më krijojnë mundësinë mua të kem më shumë hapësira.
Tani kemi një trajner të ri dhe na ka sjellë një frymë tjetër dhe sistem tjetër në lojë. Bashkë me Prodanin na jep mundësi të ecim më shumë përpara.
Objektivat? Nuk kam shumë pë rgola, më shumë për asiste, pasi jam dhe mbrojtës. Duhet të shikojmë se si do të shkojë deri në fund”, ka përfunduar mbrojtësi i kurbinasve.