Vardari - Shkëndija, përballje që do të zhvillohet të premten

Futboll

Vardari - Shkëndija, përballje që do të zhvillohet të premten

Më: 11 mars 2025 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Vardari - Shkëndija, përballje që do të zhvillohet të premten, më 14 mars, në kompleksin e FFM-së me fillim nga ora 15:00.

"Komisioni për Gara pranë FFM-së ka vendosur që ndeshja e xhiros së 24-t të Ligës së Parë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës të luhet një ditë më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht. Përballja do të zhvillohet të premten, më 14 mars, në kompleksin e FFM-së, në fushën kryesore (Tereni Nr. 2), me fillim nga ora 15:00.

Shkëndija konfirmon orarin e ri vetëm pas pranimit të emailit zyrtar nga FFM-ja, edhe pse lajmi qarkulloi në media që nga dita e djeshme.

Sipas njoftimit të FFM-së, ndryshimi është bërë pas kërkesës së KF Vardari dhe duke pasur parasysh angazhimet ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë në disa kategori, si dhe ndalimin aktual për përdorimin e Arenës Kombëtare “Todor Proeski”.

Ndërkohë, Federata, me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka shpallur këtë ndeshje si takim me rrezik të lartë, duke kërkuar masa të shtuara sigurie", njofton Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat