Pasi ka shfaqur interesim për portierin ukrainas Andriy Lunin, Manchester United tashmë i ka vënë syrin edhe mesfushorit francez të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.
Javën e kaluar, ‘El Chiringuito de Jugones’, raportoi për interesimin në rritje të ‘Djajve të Kuq’ për Lunin, i cili shihet si një zëvendësues i mundshëm për Andre Onana, pas paraqitjeve të tij të luhatshme këtë sezon të garave.
Megjithatë, Lunin nuk është i vetmi futbollist i Real Madridit që pëlqehet nga Man United. Sipas ‘Inda-s’, klubi nga ‘Old Traffordi’ synon të transferojë edhe Tchouameni.
"Thashë të hënën e kaluar se Manchester United dëshiron Lunin, portierin rezervë të Real Madridit, i cili nuk do të jetë titullar dhe do të duhet të gjejë një tjetër destinacion. Ata gjithashtu duan të nënshkruajnë me Aurelien Tchouameni”, shkruan ‘El Chiringuito de Jugones’.
Manchester United duket i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro për mesfushorin francez, një shifër që do t'i mundësonte Real Madridit të rikuperonte investimet e bëra në vitin 2022.
Megjithatë, pas një fillimi të vështirë sezoni, Tchouameni ka fituar një vend të rëndësishëm në formacionin e Carlo Ancelottit, duke u bërë një nga lojtarët kyç të mesfushës madrilene.