Capello: Guardiola ka shkatërruar futbollin

Futboll

Capello: Guardiola ka shkatërruar futbollin

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:18
Fabio Capello

Fabio Capello mendon se Pep Guardiola është fajtor kryesor për rënien e interesit të njerëzve për futbollin. Italiani, madje, e ka kritikuar hapur teknikun e Manchester City.

“A e dini se çfarë nuk më pëlqen tek Guardiola?

 Arroganca e tij. Vetëm vitin kur fitoi Champions League, ai nuk provoi diçka qesharake në ndeshje vendimtare”.

“Ndërkohë, me Bayern dhe City, në ndeshjet kyçe, ai gjithmonë dëshironte të ishte protagonisti absolut, për të treguar se nuk janë lojtarët ata që fitojnë, por ai”.

“Kjo arrogancë i ka kushtuar atij disa trofe të Champions League. Ai i ka bërë shumë dëm futbollit, sepse të gjithë kaluan 10 vite duke u përpjekur ta kopjojnë”.

“Mua më duket se kjo katastrofë ka bërë që shumë njerëz të ikin nga futbolli. Njerëzit tani po shohin vetëm golat pas ndeshjes, sepse askush nuk dëshiron të shohë pasime horizontale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat