Hansi Flik bën dy ndryshime

Futboll

Hansi Flik bën dy ndryshime

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:54
Flick

Barcelona dhe Benfika nuk pritet që të bëjnë ndryshime të mëdha në planet e tyre për ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. 

Këto dy ekipe patën një përballje të fortë në Portugali e cila përfundoi me fitoren e blaugranasve me rezultat minimal 1-0, të cilin e arritën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Pau Kubarsit. 

Sipas Mundo Deportivo, Ronald Arauho do ta zëvendësojë Kubarsin në formacionin startues për shkak të asaj që ndodhi në Lisbonë. 

Olmo është dyshimi tjeër sipas të përditshmes katalanase, por ai pritet që të luajë para Gavit në këtë takim.  Hansi Flik ndihet se ai i deytohet Olmos shumë pas sakrificave që bëri në ndeshjen e parë. 

Inigo Martinez po ashtu do të duhet të tregohet tejet i kujdesshëm, pasi ai është një karton larg suspendimit për ndeshjen e parë çerekfinale në rast se Barcelona kualifikohet. 

Pasi Flik deklaroi se Robert Levandovski është plotësisht i gatshëm për Benfican, duket që polaku do të mbetet pjesë e formacionit gjithashtu.

Për Benfikan, do të ketë po ashtu një ndryshim për shkak të suspendimit, pasi Alvaro Karreras i ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e parë, do të zëvendësohet nga Samuel Dahl.

Dyshimi tjetër i trajnerit Bruno Lage është pozita e mbrojtësit të djathtë, atje ku Tomas Arauho po vuan nga një lëndim dhe mund të zëvendësohet nga 19-vjeçari Leandro Santos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat