Nuk ka fitues në Klasiken mes Vllaznisë dhe Tiranës

Futboll

Nuk ka fitues në Klasiken mes Vllaznisë dhe Tiranës

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:13
Pamje

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.

Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të merrte 3 pikët.

Megjithatë, Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Jarmouni dhe Ernest, por golat u anuluan për pozicion të parregullt.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 30 pikë të grumbulluara, bardheblutë mbeten në vendin e 8-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat