Barazimi me Tiranën, trajneri Brdariç i pakënaqur

Futboll

Barazimi me Tiranën, trajneri Brdariç i pakënaqur

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:23
Brdariç -majtas

Vllaznia barazoi pa gola sot përballë Tiranës.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Trajneri Brdariç deklaroi pas ndeshjes:

“Marrim këtë pikë në një ndeshje të fortë. Si e nisëm lojën në pjesën e parë, nuk jam dakord.

Në pjesën e dytë pak më mirë. Në pjesën e dytë patëm mundësi shënimi.

Dhe për shanset e pastra, do të donim të fitonim ndeshjen. Duhet të jemi me këmbë në tokë, po luajnë për të mos rënë nga kategoria, janë ekip me histori. Luajtëm në fushë jashtë.

Në përgjithësi ishte rezultat 50 me 50.

Ne luajtëm në pjesën e parë shumë avash. Provuam të kontrollojmë lojën, por nuk arritëm të çojmë topin në zonën e fundit, si donim apo si ishte ideja jonë për sot. Në ndeshje të forta si sot, duhet të qarkullojmë topin më shpejt.

Ne kemi luajtur shumë topa në qendër, ishte zonë e mbyllur.

E lejuam Tiranën të vinte në kundërsulme, shënuan kundër Laçit ashtu. Dhe në standarde duhet të jemi më të vëmendshëm. Në pjesë të parë duhet të rritemi, në të dytën ishim më mirë.

Dodaj ka bërë rritje të jashtëzakonshme këtë sezon. Duhet të bëjmë balancë, t’i japim dhe lojtarëve të tjerë minuta. Nuk duam të harxhojmë energjitë, kemi ndeshje edhe të shtunën ku mund të tregojë kualitetin e tij”, u shpreh Brdariç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat