Vera flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Duhet të sakrifikojmë

Futboll

Vera flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Duhet të sakrifikojmë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:27
Luciano Vera

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, futbollisti i Tiranës, Luciano Vera.

“Unë mendoj se sot bëra një ndeshje shumë të mirë. Morëm vetëm një barazim, por ishte një ndeshje e mirë, duhet të shohim tashmë për ndeshjen tjetër. E para është që të bëj mirë për ekipin e më pas për veten time.

E ardhmja? Nëse vazhdojmë kështu që të gjithë të sakrifikojmë për njëri-tjetrin dhe të punojmë, të çojmë ekipin ku e meriton të jetë dhe jo këtu ku është momentalisht.

Ndihem mirë që nga dita e parë që mbërrita këtu dhe fola me presidentin Halili.

Që kur erdha e dija që Tirana ishte ekipi më i mirë. Por tani duhet të bashkohemi që të luajmë më mirë dhe ta çojmë më lart në renditje”, tha Vera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat