Elbasanit i “shuhen” shpresat për Final 4

Futboll

Elbasanit i “shuhen” shpresat për Final 4

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:31
Tabela

Tirana – Vllaznia dhe Teuta – AF Elbasani ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të.

Asnjëra prej tyre nuk prodhoi fitues, pasi të dyja sfidat u mbyllën në barazim pa gola 0-0.

Po sot, u luajt edhe ndeshja Laçi – Egnatia, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Partizani u rikthye te fitorja, duke triumfuar në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1. Të kuqtë shënuan golin e fitores në fund të takimit, duke siguruar tri pikë të arta.

Te fitorja këtë javë u rikthye edhe Dinamo City, e cila mundi Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat