Barcelona “fik” shpresat e Benfica-s

Futboll

Barcelona “fik” shpresat e Benfica-s

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Benfica-s, duke shuar çdo shpresë që mund të kishin portugezët për të tentuar përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë.

Golin e tretë e ka shënuar Raphinha, i dyti për sonte për yllin brazilian.

Por e gjithë merita për golin e tretë është e Alejandro Balde, i cili vrapoi me topin në këmbë për një distancë 70-80 metra dhe në fund asistoi për Raphinha-n, që nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.

Rezultati aktual 3-1, dy gola nga Raphinha dhe 1 nga Lamine Yamal.

Miqtë barazuan përkohësisht shifrat me golin e Otamendi-t.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat