Fidan Shatri, kryetar i Komisionit për licencimin e federatave sportive, e ka ka bërë të qartë se mjetet që shpenzohen, duhet shpenzuar për zhvillimin e sportit.
Shatri thotë se mjetet duhet të orientohen aty ku krijon vlerë në sport.
“Sponsorizimi në Sport ‘mjet zhvillimi e jo kuletë harxhimi’!
Ligji i Sponsorizimit nuk duhet të jetë thes me para për t’u shpërndarë pa plan.
Duhet të shihet si mekanizëm për të zhvillluar sportin në mënyrë të drejt e të qëndrueshme dhe strategjike.
Sponsorizimi duhet të orientohet aty ku krijon vlerë në sport e një përqindje të madhe te të rinjtët, akademitë sportive dhe përmirësimi i kushteve të sportistëve e jo thjesht për mbijetesën e organizatave sportive pa plan e pa vizion.
Duhet më shumë transparencë dhe performancë.
Çdo cent duhet të shkojë aty ku ka ndikim real në zhvillimin e sportit.
Sponsorizimi duhet të jetë investim e jo harxhim!”, ka nënvizuar Shatri.