Suhareka dhe Feronikeli ’74 luajnë ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të

Futboll

Suhareka dhe Feronikeli ’74 luajnë ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të

Më: 13 mars 2025 Në ora: 09:10
Sahureka

Suhareka dhe Feronikeli ’74 do të përballen në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat e fundit në tabelë kërkojnë fitore në mënyrë që t’i shtojnë gjasat për mbetje në elitë.

Vendasit në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë duke mbetur edhe pa trajnerin Qëndrim Kida.

Në anën tjetër Feronikeli ’74 synon që pasi mposhtën Dukagjinin të shkaktojnë një tjetër befasi.

Sfida mes Suharekës dhe Feronikelit ’74 zhvillohet me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat