​Mancini lidhet me skuadrën e madhe italiane

Futboll

​Mancini lidhet me skuadrën e madhe italiane

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:13
​Mancini lidhet me skuadrën e madhe italiane

Juventus thuhet se ka tre opsione për të zëvendësuar trajnerin Thiago Motta në rast se ai shkarkohet para përfundimit të sezonit aktual, duke përfshirë ish-trajnerin e kombëtares së Italisë, Roberto Mancini.

Presioni ka filluar të rritet për Motta që po i afrohet fundit të sezonit të tij të parë në krye të “Zonjës së Vjetër”. Juventusi është jashtë Ligës së Kampionëve, jashtë Kupës së Italisë, u mund nga Milani në Superkupën e Italisë dhe ka ende shumë rrugë për të bërë në Serie A përpara se të sigurohet top katërsheshja.

“Bianconerët“ janë pësuan humbje poshtëruese 0-4 në shtëpi kundër Atalantës fundjavën e kaluar, humbja më e keqe e klubit në shtëpi që nga vitet 1960, dhe vetëm hera e tretë në këtë shekull Juve humbet me katër gola diferencë në shtëpi ose jashtë në ndonjë kompeticion.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport” , ekziston mundësia që Juventusi të ndërmarrë veprime të menjëhershme nëse skuadra nuk e mposhtuë Fiorentinën në Serie A këtë fundjavë.

Nëse është kështu, ose nëse Juventus vendos të ndërpresë lidhjet me Motta-n para përfundimit të sezonit 2024-25, ekzistojnë tre opsione për një zëvendësim të menjëhershëm, duke përfshirë Mancinin dhe dy opsione të brendshme.

Sipas raporteve të së enjtes, Francesco Magnanelli, i cili aktualisht është në krye të skuadrës Primavera, është kryesuesi nëse Juventus vendos të shkojë në rrugën e trajnerit kujdestar.

Ai ishte pjesë e stafit të trajnerit të Massimiliano Allegrit sezonin e kaluar, kështu që tashmë ka përvojë dhe njohje brenda dhe rreth ekipit të parë, gjë që i jep atij një avantazh ndaj trajnerit të Next Gen Max Brambilla, i cili gjithashtu është lidhur me një punë të përkohshme.

“Tuttosport” pretendon se Mancini gjithashtu do të ishte i përgatitur për të marrë drejtimin menjëherë duke qenë se ai është në dispozicion pas dorëheqjes nga posti i tij si trajner i Arabisë Saudite vitin e kaluar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat