Bie në sy mungesa e lojtarit në listën e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Bie në sy mungesa e lojtarit në listën e Maqedonisë së Veriut

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:48
Lista

Maqedonia e Veriut ka publikuar sot listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e kualifikuese të Botërorit 2026.

Ajo që bie në sy është mungesa e mbrojtësit të djathtë, Arda Kurtulan.

Ai ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 deri në vitin e kaluar dhe sipas mediave turke pritej të luante për Maqedoninë e Veriut.

Bëjmë me dije që Kurtulan është dëmtuar gjatë një ndeshje të Adana Demirspor në Turqi, aty ku ai luan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat