Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë në Murcia

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë në Murcia

Më: 13 mars 2025 Në ora: 13:52
Tifozët

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë në Murcia!

 Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës.

Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.

FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat