Roko Vata është ftuar nga ekipi i parë i Irlandës.
Talenti shqiptar që luan me Uotford, do të jetë në dispozicion për sfidat e marsit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e Irlandës. Kujtojmë se Vata ishte ftuar gjithashtu nga Shqipëria U-21.
19-vjeçari ka luajtur edhe për moshat e Irlandës më parë.
Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë pjesë e ndeshjeve vendimtare në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve.
Me 20 dhe 23 mars, Irlanda sfidon Bullgarinë.