UEFA ka lëshuar një deklaratë në lidhje me goditjen e “dyfishtë” të penalltisë së Julian Alvarez gjatë humbjes së Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Atletiko Madridi e çoi lojën në penallti pasi mposhti Realin 1-0 në ndeshjen e dytë në ‘Metropolitano’ falë një goli shumë të hershem nga Konor Gallagerit. Ndeshja më pas shkoi në penallti, me Realin që fitoi 4-2 për të siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të luajë kundër Arsenalit, i cili eliminoi PSV Eindhoven
Por, pati polemika të mëdha për goditjen nga pika e bardhë të sulmuesit Alvarez, me të cilën ai e mposhti portierin Tiboi Kurtua-n. Penalltia e suksesshme fillimisht qëndroi, por u anulua nga VAR-i pasi argjentinasi u gjykua se kishte goditur topin në mënyrë të paligjshme me të dyja këmbët.
Pas ndeshjes u shfaqën disa kënde, të cilat dukej se tregonin se Alvarez e kishte goditur atë me të dyja këmbët, megjithëse tifozët argumentuan për të dy përfundimet.
Tani, UEFA ka sqaruar një pjesë kyçe të procesit të tyre pas vendosjes se ai kishte kryer një ‘goditje të dyfishtë’.
Sipas gazetarit Miguel Delaney, UEFA ka konfirmuar se vetëm zyrtarët e VAR-it përcaktuan nëse Alvarez e kishte goditur topin dy herë, pa asnjë sensorë apo teknologji të përdorur për ndihmë.