Osimhen: Te Napoli nuk u stërvita mirë

Futboll

Osimhen: Te Napoli nuk u stërvita mirë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 14:17
Osimhen

Viktor Osimhen ka ndarë mendimet personale në një intervistë për podkastin e Xhon Obi Mikel, ku ka folur për transferimin e tij nga Napoli te Gallatasaraj dhe sfidat që ka përjetuar.

Sulmuesi nigerian nuk ka dhënë shumë detaje mbi të ardhmen e tij, por ka zbuluar disa prapaskena nga periudha që ka kaluar te Napoli dhe përshtatjen në Turqi. Ai ka pranuar se përgatitja e tij para-sezonale nuk ishte ideale.

 “Nuk arrita të përgatitesha siç duhej. Kishte konfuzion dhe njëfarë kaosi, ndaj ende po përpiqem të rikthehem 100% në formën time. Megjithatë, klubi dhe shokët e ekipit më kanë mbështetur shumë,” tha në fillim Osimhen.

Ky i fundit ka vlerësuar tifozët e Gallatasarait, duke theksuar ngrohtësinë me të cilën e kanë pritur.

“Kur pashë dashurinë e tyre, kuptova që duhej të përshtatesha sa më shpejt. Këtu ndjehem si në shtëpi.

Tifozët më kanë habitur, nuk e prisja që aq shumë njerëz të më prisnin në aeroport. Nuk e dija që po ndiqnin fluturimin tim.

Skena në aeroport ishte e pabesueshme, si në një film,” tha Osimhen.

Një rol të rëndësishëm në zgjedhjen për të luajtur te Galatasaray ka pasur idhulli i tij, Didier Drogba.

“Gjithmonë e kam ndjekur atë. Edhe Dries Mertens ka luajtur këtu, Drogba ka qenë gjithmonë një nga modelet e mia,” tha në fund Osimhen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat