Amorim: Europa League të na shërbejë si burim energjie

Futboll

Amorim: Europa League të na shërbejë si burim energjie

Më: 13 mars 2025 Në ora: 14:20
Amorim

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Spanjë, skuadra e Manchester United do të luajë sot në “Old Trafford” ndaj Real Societad. Një ndeshje ku “djajtë e kuq” synojnë një rezultat pozitiv për të vijuar rrugëtimin e tyre në Europë.

Për trajnerin Ruben Amorim kjo ndeshje dhe ky turne është shumë i rëndësishëm, një shtysë për djemtë e tij: “Në këtë kontekst, kjo ndeshje është e rëndësishme, do të na japë më shumë energji për ta përfunduar sezonin në një mënyrë tjetër”.

“Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Ne kemi një plan të qartë për të adresuar sezonin e ardhshëm.

Ne jemi në Europa League dhe mund të arrijmë përmes tij në Champions”, u shpreh Ruben Amorim.

“Tani për tani jemi ende larg këtij momenti, por ky objektiv mund të ndryshojë përgatitjen për sezonin e ardhshëm. Ne e dimë se çfarë të bëjmë edhe pse jemi në një moment të vështirë. E rëndësishme të kemi një plan”, tha trajneri portugez.

Në këtë ndeshje, te Manchester United do të mungojnë disa lojtarë, si Mason Mount, që vetëm dje ka rinisur stërvitjen me grupin. Po ashtu do të mungojnë edhe Leny Yoro e Harry Maguire.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat