Suhareka mezi e mundi Feronikelin 74

Futboll

Suhareka mezi e mundi Feronikelin 74

Nga: K. G. Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:52
Suhareka

Suhareka ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Feronikeli 74 me këtë humbje e ka tejet të vështirë që të zë hapin për të siguruar ekzistencën.

Suhareka ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit.

Për Suharekën shënuan Kodra (17') e Fetahaj (59') dhe për udhëtuesit Zumberi (78’).

Suhareka zë vendin e tetë me 29 pikë, duke lënë pas Llapin me 26 dhe Feronikelin me 13 pikë pas javës së 24-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat