Mungon vetëm zyrtarizimi!
Mirel Josa largohet nga KF Vëllaznimi, por mbetet në futbollin kosovar, pasi mungon vetëm zyrtarizimi i tij si trajner te FC Suhareka, skuadër që militon në elitën e futbollit tonë.
Rezultatet e jo shumë të mira çuan në prishjen me konsensus të kontratës me klubin nga Gjakova, por Josa tashmë është gati për një aventurë të re në Kosovë.
Në orët në vazhdim pritet që tekniku i njohur shqiptar të zyrtarizohet si trajneri i ri i Suharekës.