Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25?
Tashmë kanë mbetur vetëm 8 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe për përcaktuar rruga drejt finales së madhe të Mynihut.
Superkompjuteti i Opta-s ka bërë parashikimet, duke llogaritur shanset e secilës prej tetë skuadrave të mbetura në lojë për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.
Pas eliminimit të Liverpulit, favoritja kryesore për të fituar turneun është Barcelona me 20.4%, e ndjekur nga PSG-ja me 19.3%.
Arsenali me 16.8% dhe Interi me 16.4% janë skuadrat që pasojnë.
Superkompjuteri i Optas parashikon edhe mundësitë e skuadrave për të shkuar në gjysmëfinale. Barcelona dhe PSG janë superfavorite në përballjet respektive me Dortmund dhe Aston Vilën.
Arsenali, të paktën në letër është favorit për të eliminuar Realin, ndërsa Interi ak më shumë shanse se Bayerni i Mynihut për të vazhduar më tej.