Ancelotti: Ndërrova Endrik me Rudiger, nuk i doja penalltitë

Futboll

Ancelotti: Ndërrova Endrik me Rudiger, nuk i doja penalltitë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 16:52
Carlo Ancelotti

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pas një ndeshjeje dramatike me Atletikon e vendosur nga lotaria e penalltive.

Siç ndodhte në sezonin e kaluar me Mançester Sitin, edhe mbrëmë fati nga 11 metrat ka qenë me Realin.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse na shënuan që në minutën e parë.

Ai gol ndryshoi dinamikën e takimit. Ata janë mbrojtur mjaft mirë me rregull dhe tentuan të na godisnin në kundërsulm.

Është e vërtetë se nuk kemi krijuar shumë raste të pastra për shënim, me përjashtim të penalltisë së Mbapesë… Por kjo tregon se sa e vështirë është ta gjesh në befasi Atletikon, apo ta rrezikosh shpesh gjatë një ndeshjeje”, thotë tekniku i Realit.

Për penalltitë, italiani thekson: “Të them të drejtën, nuk doja që të shkonim te penalltitë.

Ndaj kemi shtyrë edhe në shtesë për një gol.

Por ishte e thënë që të vendosej te penalltitë.

Fillimisht jam menduar se cili do të ishte gjuajtësi i pestë. Kishim zgjedhur për Endrik, por më pas vure re që Rudiger ishte më i qetë dhe më i ftohtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat