Sfidojnë Arsenalin në çerekfinale, Reali me mungesa drejt Anglisë

Futboll

Sfidojnë Arsenalin në çerekfinale, Reali me mungesa drejt Anglisë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 17:12
Real Madrid

Real Madrid pasi siguroi kualifikimin ndaj Atletico Madrid, në çerekfinalen e Champions League do të përballen me Arsenalin. Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej titullarëve të skuadrës.

Aurelien Tchouameni do të jetë mungesa e madhe e madrilenëve, pasi francezi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Atletico Madrid dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 3 të tyre.

Kjo e detyron mesfushorin të mos jetë i gatshëm në çerekfinalen e parë.

Dueli me Arsenalin është parashikuar të luhet 8 prill në orën 21:00. Sfida e parë mes tyre do të zhvillohet në “Emirates Stadium”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat