Struga Trim Lum kthehet kokulur nga Gostivari.
Besa e Dobërdollit u tregua fuqi për kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Struga TL ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Besa, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Për Besën shënuan Shefiti (38'), Neziri (52') e Selmani (69') dhe për Strugën Fall (11') e Radiq (90').
Ky ishte edhe derbi mes skuadrave shqiptare.
Besa është në vend të 11-të me 21 pikë e Struga TL në të 5-tin me 38 sosh.