Liverpool kokulur, Newcastle e fiton Carabao Cup

Futboll

Liverpool kokulur, Newcastle e fiton Carabao Cup

Më: 16 mars 2025 Në ora: 20:47
Lojtarët e Newcastles festojnë

Newcastle e ka fituar trofeun e Carabao Cup, duke shkaktuar një befasi të madhe.

Newcastle në finale arriti ta mposht Liverpoolin 1:2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ikonik “Wembley”.

Burn kaloi Newcastle në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë, pas asistit nga Trippier.

E Aleksander Isak shënoi për 0:2 në minutën e 52-të të takimit.

Krejt çfarë arriti të bëjë Liverpooli ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minut e katërt shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat