Shkëndija rikthehet në stërvitje

Futboll

Shkëndija rikthehet në stërvitje

Më: 19 mars 2025 Në ora: 17:38
Shkëndija e Tetovës 

Shkëndija e Tetovës është rikthyernë stërvitje pas një pauze treditore të dhënë nga stafi teknik pas ndeshjes së fundit kundër Vardarit të premten në Shkup.

"Duke qenë se kampionati ndodhet në një ndërprerje dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, kjo periudhë po shfrytëzohet për punë të dozuar dhe përmirësim të gjendjes fizike të skuadrës.

Seanca e parë e javës u zhvillua pa lojtarët e grumbulluar me përfaqësueset e moshave, ndërsa ekipi do të vazhdojë me nga një seancë stërvitore në ditë deri të premten.

Stafi teknik ka planifikuar që të shtunën ekipi të ndahet në dy grupe për të zhvilluar një ndeshje të brendshme kontrolluese.

Kjo periudhë do të shërbejë si një kombinim mes rifreskimit fizik pas ngarkesave të kaluara dhe rritjes së përgatitjes për fazën vendimtare të kampionatit, ku skuadra do të synojë të ruajë ritmin dhe të përgatitet maksimalisht për sprintin final në garën për titullin kampion", njofton KF Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat