Kosova shokon islandezët

Futboll

Kosova shokon islandezët

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 mars 2025 Në ora: 20:03 Përditësuar në ora: 22:36 më 20.03.2025
Lojtarët e Kosovës festojnë

Arijanet Muriç - trim i ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës me zemër të madhe, i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Islandës në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligëns së Kombeve, në luftë për një vend në Ligën B.

Atmosferë e bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fitore e merituar e Kosovës.

Portieri Arijanet Muriç është trim i ndeshjes.

Muriç ka mbrojtur disa raste të mira të lojtarëve kundërshtarë.

Muriç disa herë e ka shpëtuar portën e Dardanëve.

Kosova – Islanda 2:1

Shikues: 12.000.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: S. Gozubuyuk (Holanda).
Shënues: Dellova (19'), Rexhbeçaj (58') - Oskarsson (22').

Kartona të verdhë: Berisha, Muriqi - Gunnarsson, Tomasson..

Kosova: Muric, Vojvoda (Aliti 80'), Am.Rrahmani, Dellova, Paçarada, Rexhbeçaj, Berisha (Sahiti 46'), Rashica (Emërllahu 89'), Rrudhani (Demaku 46'), E. Krasniqi dhe Muriqi ((Al. Rrahmani 89').
Islanda: Valdimarsson, Palsson, Ingason, Gunnarsson, Tomasson (Thorsteinsson 65'), Haraldsson (Helgason 89'), Johannesson (Thordarson 66'), Ellertsson, Gudmundsson (Traustason 65'), Oskarsson dhe Gudjohnsen.

ë minutën e 19-të, futbollisti Lumbardh Dellova nga rreth 17 metra, goditi me gjakftoftësi e përtoke, duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.

Gëzimi qe jetëshkurtër pasi bie goli në minutën e 22-të. Mbrojtja e Kosovës bie në gjumë po ashtu edhe portieri  Arijanet Muriç nuk doli me kohë. Futbollisti Oskarsson e kaloi portierin tonë duke shënuar për 1:1.

Në minutën e 40-të,Oskarsson futet mes mbrojtjes së Dardanëve por portieri Arijanet Muriç shpëtoi portën. 

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, fat i madh për Islandën. Vedat Muriqi nga afërsia godti në mënyrë mjeshtërore me kokë por portieri Valdimarsson shpëtoi gol të sigurt duke mbrojtur me paradë, pastaj topi deri te Rrudhani i cili nga afërsia gjuan mbi portë.

Në minutën e 58-të, Elvis Rexhbeçaj ia vodhi një top lojtarit rival siç thuhet në zhargonin sportiv, i cili nga 17 metra goditi furishëm ku topi puthi shtyllën e poshtme të majtë duke u fur në rrjetë 2:1. 

Milot Rashica në minutën e 64-të doli i vetëm por gjuajtja e tij u ndal nga trupi i portierit islandez. Rashica u tregua egoist pasi që e kishte të lirë në anën tjerër Vedat Muriqin.

Në minutën e 69-të kapiteni Oskarsson pati rast të volitshëm por gjuajtja e tij me mund të madh u dëbua në korne nga portieri Muriç.

Ndeshja e kthimit luhet më 23 mars në Murcia në orën 18.00.

Kosova me zemër të madhe

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

82' Islanda e rrezikshme.

78' Emocione.

Kosova – Islanda 2:1

Shikues: 12.000.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: S. Gozubuyuk (Holanda).
Shënues: Dellova (19'), Rexhbeçaj (58') - Oskarsson (22').

Kartona të verdhë: Berisha, Muriqi - Gunnarsson, Tomasson..

Kosova: Muric, Vojvoda (Aliti 80'), Am.Rrahmani, Dellova, Paçarada, Rexhbeçaj, Berisha (Sahiti 46'), Rashica (Emërllahu 89'), Rrudhani (Demaku 46'), E. Krasniqi dhe Muriqi ((Al. Rrahmani 89').
Islanda: Valdimarsson, Palsson, Ingason, Gunnarsson, Tomasson (Thorsteinsson 65'), Haraldsson (Helgason 89'), Johannesson (Thordarson 66'), Ellertsson, Gudmundsson (Traustason 65'), Oskarsson dhe Gudjohnsen.

73' Kosova po luan me vetëmohim.

69’ Kapiteni Oskarsson pati rast të volitshëm por gjuajtja e tij me mund të madh u dëbua në korne nga portieri Muriç.

68' Kosova po luan me zemër.

64’ Milot Rashica doli i vetëm por gjuajtja e tij u ndal nga trupi i portierit islandez. Rashica u tregua egoist pasi që e kishte të lirë në anën tjerër Vedat Muriqin.

63’ Kosova po tregon lojë më të mirë në fillim të pjesës së dytë.

58’ Elvis Rexhbeçaj ia vodhi një top lojtarit rival siç thuhet në zhargonin sportiv, i cili nga 17 metra goditi furishëm ku topi puthi shtyllën e poshtme të majtë duke u fur në rrjetë 2:1. 

52’ Pritet lojë edhe më e mirë se në pjesën e parë.

48' Kosova e fillon me vrull pjesën e dytë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

43’ Fat i madh për Islandën. Vedat Muriqi nga afërsia godti në mënyrë mjeshtërore me kokë por portieri Valdimarsson shpëton gol të sigurt duke mbrojtur me paradë, pastaj topi deri te Rrudhani i cili nga afërsia gjuan mbi portë. 

40’ Oskarsson futet mes mbrojtjes së Dardanëve por portieri Arijanet Muriç shpëtoi portën. 

39' Valon Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ Kosova ka presionin ani pse po luan mirë pasi që rivali po shquhet me kombinime të shkurtëra. 

33’ Dy kombëtaret synojnë golin e epërsisë.

30’ Ndeshje e luftuar.

25’ Ndeshje e hapur.

22' Mbrojtja e Kosovës bie në gjumë po ashtu edhe portieri  Arijanet Muriç nuk doli me kohë.

Futbollisti Oskarsson e kaloi portierin tonë duke shënuar për 1:1.

19' Futbollisti Lumbardh Dellova nga rreth 17 metra, goditi me gjakftoftësi e përtoke, duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:015' Rashica u mundua por pa sukses, gjuan larg mbi portë.

12' Islanda është e rrezikshme kohë pas kohe.

9' Kosova po sulmon.

5' Atmosferë e mirë.

3' Ndeshje e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Kosova do fitore

Kosova do të presë Islandën sot në orën 20:45.

Kjo është ndeshja e parë finale mes dy kombëtareve që ka vlerë për Ligën e Kombeve.

Luhet për një vend në Ligën B përgjatë edicionit të ardhshëm.

Skuadra që del si humbëse, do të luajë në Ligën C.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për duelin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova - Islanda, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Aro Muric starton në portë, kurse katërshja e mbrojtjes është Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada.

Rexhbeqaj është në mesfushë bashkë me Berishëm, kurse më i avancuar para tyre është Milot Rashica.

Në krahun e majtë është Donat Rrudhani, kurse në të djathtin Ermal Krasniqi, e sulmit i prin Vedat Muriqi.

Kosova në presion, ky është formacioni

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Aro Muric starton në portë, kurse katërshja e mbrojtjes është Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada.

Rexhbeqaj është në mesfushë bashkë me Berishëm, kurse më i avancuar para tyre është Milot Rashica.

Në krahun e majtë është Donat Rrudhani, kurse në të djathtin Ermal Krasniqi, e sulmit i prin Vedat Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat