Milevski: Në këtë moment ishte me rëndësi vetëm të fitojmë!

Futboll

Milevski: Në këtë moment ishte me rëndësi vetëm të fitojmë!

Më: 23 mars 2025 Në ora: 11:44
Blagoje Milevski

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lihteshtejnit, në. ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Urime lojtarëve të mi që në këto rrethana, pas tragjedisë në Koçani, gjetën forcë për ta përmbyllur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sinqerisht, nuk më interesonte me çfarë diferencë apo me çfarë rezultati do të fitonim, por vetëm tri pikët.

Kemi pritur që kundërshtari të jetë i përqendruar në mbrojtjen e tij, kompakte, të cilën e kanë treguar në ndeshjet e kaluara, i kemi analizuar në detaje, kemi parë mjaft 7-8 ndeshje dhe kjo është mënyra jonë e përgatitjes”., tha trajneri Blagoje Milevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat