Juventusi ka njoftuar se ka shkarkuar Thiago Mottan dhe ka emëruar Igor Tudor, por ata nuk e kanë përmendur kohëzgjatjen e kontratës, që është diçka tejet e komplikuar.
Tuttosport ka sugjeruar se kontrata do të skadojë zyrtarisht më 30 qershor 2025, por ka një opsion për ta zgjatur atë deri në qershor të vitit 2026 në rast se sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ky opsion është automatik, por në të njëjtën kohë, Juventusi mban gjithashtu të drejtat e një operacioni të ndarë, që i lejon ata të anulojnë kontratën në mënyrë të njëanshme më 30 korrik.
Ka gjithashtu një tjetër problem për t’u konsideurar dhe kjo ka të bëjë me Juventusin që është kualifikuar në Kupën e Botës për Klube, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 14 qershori deri më 13 korrik.
Kjo do të thotë se në rast se ospioni i rinovimit të kontratës së Tudor nuk aktiviziohet, kontrata e tij aktuale do të skadojë në mes të garës më 30 qershor.
Është e mundur që Juventusi ta aktivizojë këtë opsion pa marrë parasysh dhe pastaj ta ketë mundësinë për ta anuluar atë më 30 korrik.
Ka pasur gjithashtu sugjerime se vullneti i Tudor për të pranuar këto kushte kanë bërë që ai të preferohet para Roberto Mancinit.