Boehly optimist që Chelsea po shkon rrugës së duhur

Futboll

Boehly optimist që Chelsea po shkon rrugës së duhur

Më: 24 mars 2025 Në ora: 21:51
Todd Boehly

Pronari i Chelseas Todd Boehly është shprehur optimist për situatën e Chelsea-s, klub ky që po kalon në një periudhë të rindërtimit.

Ai tha se plani i tyre përfundimisht do t’i sjellë të Kaltrit në top katërshe.

“Nëse shikoni se çfarë po ndodh aktualisht te Chelsea, do të shihni që ka një stabilitet thelbësor”, ka thënë Boehly për Bloomberg.

“Mendoj se po zbatojmë një plan që përfundimisht do ta çojë Chelsean aty ku duhet të jetë”.

“Dua të them që aktualisht jemi në katër vendet e para".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat